Nga: Christopher R. Hill
Hyrja e guximshme e Rusisë në luftën civile të Sirisë mund të përfundojë keq për lidershipin e saj. Por në Lindjen e Mesme kushdo mund të humbasë këto ditë. Ashtu siç Rusia mund të humbë se ndërhyri, Shtetet e Bashkuara mund të humbin ngaqë qëndruan larg – ose, më specifikisht, për dështimin në hartimin dhe ndjekjen e një politike bashkëkohore dhe të orientuar ndaj një synimi në vend.
Mirë ose keq, politika ruse në Siri reflekton jo vetëm një synim, por gjithashtu një strategji të vërtetë për ta arritur atë – një strategji që presidenti rus Vladimir Putin së fundmi e çoi përpara duke takuar për bisedime në Moskë presidentin sirian Bashar al-Assad. Tani që Rusia ka gjunjëzuar të paktën disa nga armiqtë e Assad, Kremlini ka vendosur se është koha të diskutojë marrëveshje të tjera politike ose më saktë, është koha që t’i thotë Assadit se çfarë do të ndodhë më pas.
Fatkeqësisht, politika e presidentit amerikan Barack Obama nuk ka të njëjtën koherencë. Shumica e kritikës se zgjedhjet e politikës së jashtme nga administrata e tij reflektojnë dobësi ose pavendosmëri – për shembull vendimi për të qëndruar jashtë Sirisë – janë të pasakta. Akuza të tilla nuk reflektojnë realitetin në vend të tendencës – që është intensifikuar së fundmi gjatë fushatës presidenciale – për ta përdorur Obamën si një dash kurbani për problemet e botës.
Kritikët duhet të rikujtojnë se, jo më pak se një dekadë më parë, komuniteti ndërkombëtar po i bënte thirrje SHBA-së që të bënte më shumë kujdes në vendosjen se kur duhej dhe kur nuk duhej të vepronte me vendosmëri. Dhe kjo është saktësisht se ajo që ka bërë Obama në Siri: ai ka vlerësuar mundësitë dhe ka dalë në përfundimin se interesat e SHBA-së nuk përmbushen duke ndërhyrë në terren në Siri, siç është rasti i sulmeve ajrore të drejtuara nga SHBA kundër Shtetit Islamik.
Por ka një ndryshim midis zgjedhjes për të mos ndërhyrë dhe mungesës së strategjisë koherente. Obama duhet të fajësohet për dështimin e tij për të artikuluar arsyet që zgjodhi të mos ndërhyjë dhe të përcaktonte hapat alternative që SHBA mund të marrë për të ndihmuar krizën në përkeqësim. Një arsye madhore për dështimin e tij është mungesa e konsensunit jo vetëm në qeveri –pyet pesë senatorë se çfarë duhet të bëhet për Sirinë dhe ata të japin të paktën gjashtë përgjigje – por gjithahsut brenda administratës.
Së fundmi, këto lloj çështjesh duhet të trajtohen nga vetë Obama- një president i cili në zona të tjera ka treguar një aftësi të mrekullueshme për të njohur kompleksitetet e një problemi dhe për të çarë një rrugë përpara. Kriza siriane është jashtëzakonisht komplekse – aq komplekse saqë përpjekja për ta kuptuar e tejkalon durimin e publikut amerikan. Por nëse ka pasur ndonjë president amerikan me kapacitetin për të shpejguar kompleksitetet e saj është Obama.
Kur të bëhet kjo, Obama duhet të vendosë një rrugë të qartë përpara dhe më pas ta ndjekë. Si fillim, Obama mund të zotohet se do të punojë me të gjitha vendet – aleatë ose jo – që kanë një interes për të zgjidhur krizën në Siri. Pavarësisht ndryshimeve, interesi i përbashkët i këtyre vendeve në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Siri do të ishte i mjaftueshëm për të ndërtuar një politikë koherente. Për më tepër, ndërsa pikëpamja e SHBA-së se Assad nuk duhet të qëndrojë më në pushtet mund të jetë morale, politika zyrtare e Amerikës drejt Sirisë duhet t’ia lërë këtë vendim popullit sirian.
Në vend që të përpiqet të imponojë një lidership të ri sirian, SHBA duhet të mbajë një takim me përfaqësues të zgjedhur për t’i ndihmuar ata të hartojnë një kushtetutë dhe të bëjnë rregullime të tjera politike. Së fundmi, Obama duhet të premtojë të vazhdojë të punojë me entitete të një mendje për të degraduar dhe shkatërruar Shtetin Islamik.
Mbi të gjitha, për sa kohë luftëtarët e Shtetit Islamik po destabilizojnë Lindjen e Mesme, Siria nuk mund të jetë kurrë e sigurt. Rusia ka bërë zgjedhjen e saj për të ndërhyrë ushtarakisht në luftën civile siriane, ndërsa Obama ka vendosur se SHBA nuk do të konkurrojë me Kremlinin duke çuar trupat e saj. por SHBA nuk ka nevojë për forca në terren që të bëjë një ndryshim në Siri. Çfarë i duhet është një politikë koherente që parashtron objektiva konkretë dhe të menduar mirë.
(Ish-ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit për Azinë Lindore. Shkruar për Project Syndicate. Marrë me shkurtime nga reporter.al)
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?