Robert Mugabe do të vazhdojë të ketë një rol për të luajtur në politikën e Zimbabvesë, ka deklaruar prifti jezuit, i cili ndihmoi në negociimin e dorëheqjes së tij.
Prifti Fidelis Mukonori tha se do të ofronte “këshilla” si një burrë shteti, përfshirë edhe për presidentin e ri, transmeton portali arbresh.info
Mugabe, 93 vjeç, dha dorëheqjen të martën pas një ndërhyrjeje ushtarake dhe ditëve të protestave masive.
Mukonori tha se nuk mund të konfirmonte raportet se ish-udhëheqësit i janë ofruar 10 milionë dollarë për t’u larguar nga detyra.
Emmerson Mnangagwa u betua për të zëvendësuar Mugaben si president.
Ati Mukonori, që është i lidhur ngushtë me Robert Mugabe dhe pati rol të rëndësishëm në negociatat mes tij dhe ushtrisë, tha se ai do të kryente shumë punë si këshilltar politik.
Ai ka shtuar se Mugabe dhe gruaja e tij Grace vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre ne Harare dhe nuk e kanë në plan që të largohen nga vendi. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...