Muajin e kaluar në Japoni më shumë njerëz u vetëvranë, sesa vdiqën nga koronavirusi

11:09 | 30 Nëntor 2020
M. A.

Autoritetet japoneze shtetërore kanë zbardhur të dhëna interesante sa i përket vdekjeve në Japoni.

Statistikat qeveritare tregojnë se vetëvrasja mori më shumë jetë në tetor sesa COVID-19 gjatë gjithë vitit deri më sot.

Numri mujor i vetëvrasjeve në Japoni u rrit në 2,153 në muajin e kaluar, sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë të Japonisë, raporton CNN.

Që nga e premtja, numri total i të vdekurve për shkak të koronavirusit është 2 087, tha Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Japonia është një shtet me përdorim të gjerë të teknologjisë dhe zbulon vdekshmërinë në kohë rekord. (BW).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme