Zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın, ka bërë të ditur se presidenti Recep Tayyip Erdoğan muajin e ardhshëm do të realizojë një takim katërpalësh me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para gazetarëve pas një takimi të kabinetit në kompleksin presidencial, Kalın tha se presidenti turk do të zhvillojë takimin katërpalësh pas takimit të NATO-s më 3-4 dhjetor.
“Në takim, presidenti Erdoğan do të flasë për misionin dhe vizionin e NATO-s, pozicionin e saj në shekullin e 21, aktivitetet e saj të ardhshme dhe perceptimin e kërcënimeve”, tha Kalın.
Kalın foli edhe për marrëveshjet e fundit të Turqisë me SHBA-të dhe Rusinë për zonën e sigurt në Siri, duke shprehur shpresë që vendet do t’i respektojnë detyrimet e dala nga marrëveshjet.
Më 17 tetor, Ankaraja dhe Uashingtoni arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin e Turqisë “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë për 120 orë, që të lejojnë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar.
Më 22 tetor, Turqia arriti një marrëveshje me Rusinë për të lejuar grupin terrorist YPG/PKK të tërhiqet nga zona e sigurt.
Turqia synon që rreth 2 milionë refugjatë sirianë të cilët aktualisht po i strehon, t’i riatdhesojë në zonën e sigurt pasi ta pastrojë atë nga terroristët.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Qëndrimi ndaj masës së SHBA për Izraelin
Kalın kundërshtoi ndryshimin e politikës amerikane ndaj vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke theksuar se masa injoron të drejtat e palestinezëve dhe të drejtën ndërkombëtare.
Dje, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, paralajmëroi se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor nuk do të konsiderohen më si të paligjshme.
Rreth 650 mijë hebrenj izraelitë aktualisht jetojnë në mbi 100 vendbanime të ndërtuara që nga viti 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
Palestinezët i duan këto territore së bashku me Rripin e Gazës për krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez.
Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, ligji ndërkombëtar i sheh si territore të pushtuara dhe të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje atje i konsideron si të paligjshme.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist