Zjarrfikësit në të gjithë Uellsin e Ri janë gëzuar nga fakti se ditën e Krishtlindjes shiu u ka ndihmuar atyre që të ndalin mega zjarret në Australi.
Shiu është parashikuar të bie në zonat bregdetare në veri të Newcastle të mërkurën, ndërsa Sidnei do të ketë një shans prej 50 për qind që të ketë shi.
Shumica e zonave bregdetare janë ende nën rrezik nga zjarret, por e mira tashmë është se zjarret nuk janë aq të mëdha sa ishin më herët, transmeton Telegrafi.
Ende nuk ka shuarje totale të zjarrit në vend. Po thuajse 75 zjarre me shkurre dhe barishte ishin djegur të martën natën, duke përfshirë mega flakën e malit Gospers në veriperëndim të Sidneit, zjarrin Green Wattle Creek në jugperëndim të qytetit dhe zjarrin Currowan i bregdetit jugor.
Më shumë se 2,000 zjarrfikës do të kalojnë këtë javë duke bërë përgatitje thelbësore përpara se kushtet të përkeqësohen përsëri në të gjithë vendin me gjasë këtë fundjavë. Penrith, në perëndim të Sidneit, do të arrijë 37C të shtunën dhe 39C të dielën.
Të martën zonat e mega-zjarrit të malit Gospers që ende digjen në perëndim të Sidneit dhe flakës së Green Wattle Creek në Malësitë e Jugut mbetën të thata.
Asnjë shi nuk parashikohet për ditët e ardhshme në Adelaide, ku zjarri i Cudlee Creek që ka shkatërruar 86 shtëpi në Adelaide Hills vazhdon të digjet.
Të paktën 873 shtëpi të NSW janë shkatërruar këtë sezon zjarri dhe 353 në Uellsin e Ri.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...