MPJ izraelite: Irani hodhi mjete ajrore pa pilotë në drejtim të Izraelit

23:46 | 13 Prill 2024
R J

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) janë në gatishmëri të lartë dhe po e vëzhgojnë vazhdimisht situatën operacionale.

Grupi i Mbrojtjes Ajrore të IDF-së është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të Forcës Ajrore Izraelite (IAF) dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore izraelite. IDF po vëzhgon të gjitha objektivat.

“I kërkojmë publikut që t’u përmbahet dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore izraelite. IDF po monitoron të gjitha objektivat. I kërkojmë publikut t’u përmbahet dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm dhe njoftimet zyrtare të IDF në lidhje me zhvillimet përkatëse”, njofton Ministria e Jashtme e Izraelit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme