Motra e Kim Jong-un, e cila përfaqësoi Korenë Veriore në Lojrat Olimpike Dimërore është kthyer në shtëpi.
Kim Yo Jong dhe zyrtarë të tjerë të Koresë së Veriut qëndruan në mes të zyrtarëve më të lartë botërorë gjatë hapjes së Olimpiadës, transmeton portali arbresh.info
Ata e mbyllën ditën e tyre të fundit në Korenë Jugore me pjesëmarrjen e një koncerti në Seul.
Befasia më e madhe e këtyre Lojrave Olimpike që po mbanen në Korenë Jugore, ka qenë ftesa drejtuar presidentin koreano jugor për një vizitë drejt veriut.
Megjithatë, analistët politikë theksojnë se gjërat nuk do të përmisohen edhe pse marrëdhënia mes dy koreve “ngjante më e ngrohtë”.
Koreja e Jugut pranoi kërkesën e Koresë së Veriut për të transportuar më shumë se 100 anëtarë të trupave të artit nga deti, duke përdorur tragetin Mangyongbong-92 si një përjashtim ndaj sanksioneve detare të vendosura në Veri, e cila është një lëvizje e diskutueshme mes shqetësimeve që Veriu po përpiqet të përdorë Olimpiada të shmanget nga sanksionet ndërkombëtare./arbresh.info/
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...