Është 18-vjeçe dhe është motra e vogël e Salman Abedi, 22-vjeçari që dyshohet se hodhi veten në erë në Manchester Arena duke vrarë 22 persona dhe plagosur 60 të tjerë. Mediat kanë zbuluar dy profile në rrjetet sociale të cilat ajo i alternon.
Në njërin ka foto me vello dhe betohet për Allah ndërsa në tjetrin shfaqet e trukuar dhe me çanta të shtrenjta.
Quhet Jomana. Duket se bën një jetë prej perëndimoreje dhe prej nxënëseje myslimane. Deri në 23 maj askush nuk e dinte kush ishte. Tashmë kjo e re nga Mancheter ka zënë faqet e para të medieve.
Sipas asaj që shkruan “Telegraph”, Salman është i dyti në 4 fëmijët e një familjeje refugjatësh nga Libia që kishin hyrë në Britaninë e Madhe për t’i shpëtuar regjimit të kolonel Gheddafi-t, transmeton lapsi.al
Nëna është Samia Tabbal, 50 vjeç dhe babai Ramadan Abedi, një roje e besuar. Në fillim kanë jetuar në Londër dhe më pas në Manchester ku qëndrojnë prej të paktën 10 vitesh. Jomana është më e vogla e fëmijëve dhe vajza e vetme e familjes.
Në rrjetet sociale shkruan se është me origjinë nga Tripoli edhe pse në realitet ka lindur në Manchester. Shkruan se ka studiuar në Whalley Range High School, përpara se të niste të punonte në xhaminë e Didsbury në 2013.
Identiteti i dyfishtë i Jomana nuk ka mbetur jashtë vëmendjes. Në një nga profilet e Facebook ajo duket e veshur me vello ndërsa në të tjerat shihet e trukuar dhe me veshje firmato.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...