Google ADS

Motori i aeroplanit merr flakë posa niset nga pista

17:06 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

Flakët përfshinë motorin e një aeroplani pasagjerësh të nisur për në Filipine posa u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit.

Kjo gjë shkaktoi disa minuta tensioni tek pasagjerët derisa u ulë sigurt në aeroport, transmeton portali arbresh.info.

Fluturimi 113 i Filipine Airlines u ul në mënyrë të sigurt pasi raportoi një dështim të mundshëm të motorit menjëherë pas nisjes, tha Administrata Federale e Aviacionit.

Video nga pasagjerët dhe shikuesit në terren shfaqin ndezje nga motori i djathtë i Boeing 777 për fraksione të sekondës në një kohë menjëherë pas fluturimit.

Detajet se çfarë shkaktoi shkëndijat e zjarrit nuk u bënë të ditura menjëherë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme