“Motive ekstremiste islamike” pas sulmit me thikë në Gjermani

12:23 | 4 Qershor 2024
L G

Autoritetet në Gjermani thanë se kanë zbuluar prova se personi që kreu sulmin me thikë, javën e kaluar në qytetin Manhajm, kishte “motive ekstremiste islamike”.

Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, shkroi në platformën X se “ka indikacione të qarta për një motiv islamik” dhe se prokurorët federalë – përgjegjës për terrorizmin dhe çështjet e sigurisë kombëtare – do t’i marrin përsipër hetimet.

Zyra e prokurorit federal konfirmoi se i ka nisur hetimet.

Hetuesit thanë se sulmuesi i dyshuar, një 25-vjeçar nga Afganistani, i cili ka jetuar në Gjermani që nga viti 2014, ka goditur me thikë disa anëtarë të një grupi që e përshkruan veten si “kundërshtar i islamit politik”.

Pesë anëtarë të grupit “Pax Europa” u plagosën, ashtu si edhe një oficer i policisë, i cili bëri përpjekje ta ndalonte sulmin.

Polici 29-vjeçar vdiq të dielën nga plagët e marra.

Sulmuesi u qëllua dhe u plagos nga policia në vendngjarje./REL/

Të ngjashme