Në Britaninë e Madhe, rreth 30 djem janë paraqitur me funde në ditën e tyre të shkollës. Kjo vjen në shenjë proteste ndaj urdhrit që u ndalonte atyre që të vishnin pantallona të shkurtra.
Për shkak të motit të nxehtë të këtyre ditëve, nxënësit e Akademisë “ISCA” në Exeter kërkuan leje për të modifikuar uniformën e tyre shkollore.
“Nuk na u lejua të vishnim të shkurtra, por unë nuk kam ndërmend të vesh pantallona të gjata. Bën shumë vapë”, tha njëri prej pjesëmarrësve në protestë.
Ndërsa mësuesja kujdestare, Aimee Mitchell tha se të shkurtrat nuk ishin pjesë e “uniformës së shkollës”. Sipas nxënësve, ideja për të protestuar në këtë mënyrë erdhi nga vet mësuesja kujdestare, e cila ua kishte dhënë si sugjerim.
Por njëri prej protestuesve këmbënguli se nuk besonte që ajo ta kishte seriozisht. Tashmë nxënësit pretendojnë se shkolla do ta rikonsiderojë politikën kundër pantallonave të shkurtra, si rezultat i protestës së tyre, ndërsa mësuesja kujdestare u kishte dhënë madje edhe shpresa se kjo gjë do të ndodhë.
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...