Moti i keq ka mbuluar pjesën më të madhe të Spanjës. Si pasojë e reshjeve të pazakonta të dëborës dhe stuhisë katër persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar në vetura, stacione treni dhe aeroporte.
Agjencia kombëtare e motit njoftoi se që nga ora 7 e mëngjesit, reshjet e borës në Madrid arritën një nivel të pa parë në gjysmë shekulli.
Më shumë se 50 centimetra dëborë ranë në kryeqytetin spanjoll, sipas agjencisë së motit AEMET.
Trupat e një burri dhe një gruaje u gjetën nga shërbimi i urgjencës së rajonit Andaluzia pasi vetura e tyre u përmbys nga një lum i rrëmbyeshëm pranë qytetit të Fuengirola.
Ministria e Brendshme tha se një 54-vjeçar u gjet gjithashtu e pajetë në Madrid nën një grumbull të madh dëbore. Një njeri i pastrehë vdiq nga hipotermia në qytetin verior të Zaragoz./oranews/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...