Një grua e moshuar u gjet e vdekur dhe dy burra të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi stuhitë goditën një pjesë të madhe të Greqisë, thanë zyrtarët e policisë të shtunën.
Temperaturat në Greqinë qendrore dhe veriore kanë mbetur nën zero prej pothuajse një jave, gjatë së cilës dëbora e madhe ka ndërprerë shërbimet e transportit dhe fluturimet janë detyruar të devijohen në veri të vendit.
Trupi i një gruaje 66-vjeçare u gjet nga një makinë, e cila u gjet e përmbysur pranë një përroi në Keratea, një rajon 45 kilometra në juglindje të Athinës. Dy burra që kishin qenë në makinë me 66-vjeçaren, nuk janë gjendur ende.
“Burri i saj dhe një burrë tjetër, të cilët ishin në të njëjtën makinë, janë raportuar të humbur që nga e enjte, kur kushtet e motit të keq mbizotëronin në zonë”, tha një zyrtar i policisë në kushte anonimiteti.
Shërbimi grek i mbrojtjes civile u ka bërë thirrje autoriteteve komunale të jenë në gatishmëri përpara një përkeqësimi të mëtejshme të motit të ftohtë, që pritet të godasë Greqinë të hënën./tch/
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...