Shërbimet e urgjencës thonë se kanë pranuar 2.450 thirrje për operacione shpëtimi.
Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën në një stuhi të ngjashme me uraganin, “medicane” (uragani mesdhetar) që goditi Greqinë.
Cikloni Ianos goditi pjesët perëndimore dhe qendrore të vendit të enjten mbrëma, e cila çoi në ndërprerje të energjisë dhe shkaktoi rrëshqitje të tokës si dhe detyroi autoritetet të mbyllin shkollat në zonë.
Shërbimet e urgjencës thanë se pranuan 2.450 thirrje për operacione shpëtimi në të gjithë Greqinë deri të shtunën vonë. Të paktën 896 misione shpëtimi janë kryer.
Ndaras me këtë, një grua 43-vjeçare thuhet se është zhdukur dhe po zhvillohet një operacion kërkimi për gjetjen e saj.
Stuhitë e stilit tropikal janë të rralla në rajon dhe thuhet se janë si rezultat i ndryshimeve klimatike.
Vendi evropian u godit nga një stuhi e ngjashme në vitin 2018./AA/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...