Një person ka humbur jetën, pasi u përplas nga një makinë për shkak të rrugës së lagësht.
Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët e rajoneve të prekura të Saarland, North Rhine-Ëestphalia, Hesse, Thuringia, Saksonia dhe Bavaria që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të shtyjnë udhëtimet jo thelbësore .
Vetëm në Saarland, deri pasdite ishin regjistruar më shumë se 100 aksidente trafiku.
Në aeroportin e Frankfurtit, që është aeroporti më i madh në Gjermani, mbi 500 fluturime janë anuluar. Ndërkaq, në Munih mbi 250 fluturime që pritej të ateronin dhe të niseshin, po ashtu u anuluan.
Aeroporti Saarbruecken në perëndim të Gjermanisë u mbyll, përderisa aeroportet në Dyseldorf dhe Koln, po ashtu janë prekur nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve.
Operatori kombëtar i trenave, Deutsche Bahn, ka anuluar disa udhëtime në distancë të gjatë dhe ka njoftuar se maksimumi i shpejtësisë së trenave të tij të shpejtë do të kufizohet deri në 200 kilometra në orë për shkak të motit ekstrem.
Reshjet e shiut në mbarë Gjermaninë perëndimore dhe jugore po ashtu kanë shkaktuar ngrirjen e rrugëve, gjë që ka rezultuar me shumë aksidente rrugore mëngjesin e së mërkurës.
Si masë parandaluese, shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, ndërkaq disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë që të punojnë nga shtëpia./abcnews.al
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...