Reshjet e mëdha të borës nga stuhia Filomena lanë mijëra shoferë spanjollë të bllokuar në makinat e tyre, ndërsa rrugët u bllokuan dhe aeroporti i Madridit u mbyll.
Autostradat M-30 dhe M-40 pranë Madridit ishin midis më shumë se 400 rrugëve ku bora pengonte automjetet, thanë autoritetet e trafikut. Qytetarëve iu kërkua të shmangin udhëtimet jo-thelbësore për shkak të stuhisë shumë të pazakontë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Kam udhëtuar për të parë burrin tim në spital dhe kam qëndruar këtu për tre orë”, tha një grua për televizionin spanjoll RNE.
Meterologët presin përkqësim të motit në ditët në vazhdim.
Madrid dhe tetë provinca ishin nën këshillimin më të ashpër të motit për herë të parë që nga krijimi i sistemit në 2007. Parqet e mëdha në kryeqytet, përfshirë Retiro pranë muzeut Prado, u mbyllën si masë paraprake./Foto: Reuters/ arbresh.info/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...