Moti i keq godet Pakistanin, mbi 30 qytetarë humbin jetën

12:17 | 5 Mars 2024
K.B

Të paktën 35 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan pasi shiu dhe reshjet e papritura të borës goditën zonat e thella të Pakistanit gjatë fundjavës.

Sakaq, 22 fëmijë ishin midis viktimave, shumë prej të cilëve u shtypën nga rrëshqitjet e dheut që mbuluan shtëpitë e tyre, thanë autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive.

Moti ekstrem goditi rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi, shkruan BBC.

Ekspertët u befasuan nga reshjet e dëborës pasi Pakistani është zakonisht i lagësht në muajin mars.

Mushtaq Ali Shah, një ish-drejtor i departamentit meteorologjik të vendit, ia atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme