Më shumë se 41 mijë shtëpi në të gjithë Francën kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa bora ka shkaktuar kaos thuajse në të gjithë vendet pas kalimit të stuhisë Gabriel.
Reshje të dendura bore dhe erëra që kapnin shpejtësinë e 133 km në orë, shkaktuan jo pak probleme nëpër rrugë dhe bënë që të ndërpriteshin shumë linja të furnizimit me energji elektrike. Gjatë të mërkurës, meteorologët kanë paralajmëruar për 5-15 centimetra borë në shumë zona. Autoritetet i kanë kërkuar shoferëve të tregohen ekstremisht të kujdesshëm dhe të evitojnë daljen në rrugë nëse nuk është e domosdoshme.
Stuhia “Gabriel” nuk ka kursyer edhe vendet e tjera qe kane qene pjese e trajektores se saj, përfshirë Spanjën dhe Britaninë e Madhe. Në aeroportin e Manchester avionët kanë qëndruar në tokë, shkollat janë mbyllur dhe miliona vetë përballen me kaos në udhëtime. Acari që ka mbërthyer Britaninë, sipas parashikuesve do të zgjasë për gjatë gjithë javës.
Ndërkohë që situata nuk është aspak më e mirë edhe përtej atlantikut. Shtetet e bashkuara por edhe Kanadaja, do të përfshihen këtë javë nga një acar i madh që mund të përjetohet vetëm një herë në një gjeneratë, kanë paralajmëruar meteorologët, me temperaturat që do të zbresin deri në -53 gradë celsius./tch
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...