Të paktën 38 persona kanë vdekur deri më tani për shkak të kushteve të rënda të dimrit që kanë përfshirë SHBA-në prej gati një jave.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i SHBA-së njoftoi se moti me borë dhe ngrica, i cili ka paralizuar jetën në shtetet qendrore dhe jugore të vendit, sot dhe nesër do të jetë efektiv në rajonin verilindor përmes bregdetit të Atlantikut.
Siç raportohet, reshjet e borës pritet të vazhdojnë në një rajon të gjerë që nga kryeqyteti Washington deri në Boston, ndërsa trashësia e borës në New York mund të arrijë deri në 20 centimetra, raporton Ora News.
Të paktën 38 njerëz janë raportuar të vdekur deri më tani nga Oregoni në veriperëndim deri në Teksas në jug për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave.
Vdekjet janë shkaktuar nga aksidente trafiku nga akulli në rrugë, helmimi me monoksid karboni i familjeve gjatë përpjekjeve për t’u ngrohur në automjetet e tyre pas ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe zjarreve nga sobat në shtëpi.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...