Mosul, rreth 200 trupa amerikane nisen drejt Irakut

21:14 | 27 Mars 2017
Trina Galanxhi

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka dërguar trupa shtesë në Irak, për t’u ardhur në ndihmë trupave irakiane në rimarrjen e Mosulit nga Shteti Islamik.

Kolonel Joseph Scrocca ka theksuar se rreth 200 trupa ushtarake do të vendosen në Irak, transmeton portali arbresh.info.

“Kjo nuk është një gjë e re. Trupat tona do të japin këshilla për partnerët tanë në Irak”, ka theksuar ai.

Në mes të muajit shkurt ushtria irakiane ka filluar rimarrjen e Mosulit perëndimore, që kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik.

Ndërkaq në Siri aktualisht janë rreth 900 forca amerikane që këshillojnë dhe ndihmojnë në luftën kundër Shtetit Islamik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme