Qindra civilë ikën nëpër shkretëtirë për të shpëtuar nga luftimet në Mosulin perëndimor, duke u bashkuar me mijëra civilë të tjerë që janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Forcat irakiane kanë nisur një operacion të madh me datën 19 shkurt për të rimarrë nën kontrollë perëndimin e Mosulit, që vazhdon të mbetet nën kontrollin e Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info.
Forcat e sigurisë kanë arritur të dëmtojnë pesë ura në lumin Tigër, një hap që mund të lejojë trupat për të zgjatur një urë lundruese mes palëve lindje dhe perëndim të qytetit.
“Deri me tani, gjatë ditës së sotme, janë zhvendosur rreth 300 persona, përfshirë edhe gra dhe fëmijë”, ka deklaruar Gjenerali Salman Hashem i Shërbimit Kundër Terrorizmit.
Sipas ministrisë së zhvendosjes dhe migrimit, të paktën 16.000 njerëz janë zhvendosur që nga beteja e Mosulit perëndimor./Arbresh.info
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...