Moskë, shfaqen armët e marra nga ISIS

15:03 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Armët të cilat ushtria siriane i ka marrë nga ISIS, janë shfaqur në një ekspoze në Moskë. Ekspozita e quajtur “Armët 2017” në Moskë, kryeqytet i Rusisë, u hap në Moskë në të cilën janë ekspozuar armët e marra nga ISIS në Siri.

Shumica e armëve që janë marrë nga ISIS janë bërë me dorë, njëra prej të cilave është shpërthimi i tubave metalikë. Në këtë ekspozitë po ashtu janë shfaqur edhe armë të huaja. Pushkët automatike Browning të prodhuara në Belgjikë, Colt të prodhuar në Amerikë dhe Glock në Austri, pushkët Manilkir të prodhuar në Austri, armët e tipit “Typ 56: dhe “IKS” të prodhuara në Kinë dhe pushkët “Remington” dhe “M-16 I 4” të prodhuara në Amerikë, janë armët të cilat janë ekspozuar në këtë ekspozitë. Po ashtu në ekspozitën e Moskës janë shfaqur edhe pajisje për prodhimin e materialeve dhe gazrave kimike, sidomos fosforit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme