Policia e ka arrestuar sot anëtaren e grupit, Maria Alyokhina, derisa ajo ishte duke e shpalosur parullën ku shkruante “Urime ditëlindja, ekzekutues” në hyrje të ndërtesës së FSB-së në Sheshin Lubyanka në Moskë, ka thënë kolegia e saj protestuese, Olga Borisova.
“Ne vendosëm sot që t’i urojmë çekistët, pasi secili e dinë se kjo konsiderohet festa e tyre”, i tha Alyokhina Redaksisë ruse të Radios Evropa e Lirë, gjatë jë bisede telefonike, nga stacioni i policisë ku ajo po mbahej.
Oficerët dhe punonjësit e FSB joformalisht njihen si “çekistë”, në bazë të emrit Cheka, shkurtesë e organzatës së policisë sekrete, e cila ishte krijuar në vitin 1917.
Nën presidentin Vladimir Putin, që për një kohë të gjatë ishte oficer i KGB-së dhe ish-shef i FSB-së, i cili i ka sjellur shumë njerëz me përvojë të ngjashme në pozitat e pushtetit, 20 dhjetori zyrtarisht shënohet si Ditë e punëtorëve të shërbimit të sigurisë./REL
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...