Moska u bën thirrje Greqisë dhe Turqisë të zgjidhin mosmarrëveshjet territoriale

12:22 | 26 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Turqia së fundmi ka dërguar anijen e saj kërkimore Oruk Reis, të shoqëruara nga një flotë anijesh luftarake, në ujrat e Mesdheut Lindor për të kryer kërkime sizmike dhe si përgjigjje Greqia iu përgjigj Ankarasë duke rritur gatishmërinë luftarake të forcave të saj detare.

Minsitri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kërkuara nga të dy vendet që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre territoriale, transmeton portal arbresh.info

Në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve AMNA, Lavrov kujtoi se Rusia nënshkroi Konventën Ligjore Detare të KB në 1982 dhe se krijon pozicionet e veta në bazë të këtij dokumenti.

“Në veçanti, neni 3 i kësaj Konvente parashikon që secili vend ka të drejtë të krijojë korridorin e tij territorial në det deri në 12 milje detare të gjerë, megjithëse disa vende, për arsye të ndryshme, e shtrijnë atë zonë. Çdo mosmarrëveshje territoriale midis vendeve fqinje duhet të zgjidhet në përputhje me me të drejtën ndërkombëtare “, tha Lavrov./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme