Zëdhënësi i Kremlinit thotë se Rusia nuk ka pranuar ndonjë dëshmi nga Gjermania që aktivisti i opozitës, Alexei Navalny ishte helmuar me agjentë nervorë Novichok.
Përfaqësuesi i presidentit Vladimir Putin hodhi poshtë akuzat se Kremlini ishte përfshirë në helmimin e tij, duke akuzuar Gjermaninë se nuk i dha Moskës asnjë provë në lidhje me gjendjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Autoritetet gjermane thanë të mërkurën se testet treguan “dëshmi pa dyshim” se ai ishte helmuar me një agjent nervor kimik nga grupi Novichok.
Autoritetet britanike identifikuan Novichok të epokës Sovjetike si helmin e përdorur për ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Angli në 2018.
Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këmbënguli të enjten se autoritetet ruse ende nuk kishin marrë ndonjë provë nga Gjermania për të mbështetur pretendimet e tyre.
“Ne nuk kemi marrë asnjë informacion deri më tani,” tha Peskov. “Shpresojmë se do të ndodhë së shpejti dhe do të ndihmojë të kuptojmë se çfarë e shkaktoi gjendjen e pacientit tani”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel të mërkurën e quajti helmimin e Navalny një përpjekje për vrasje që synonte të heshtte një nga kritikët më të ashpër të Putinit dhe bëri thirrje për një hetim të plotë./arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë