Dhoma e Ulët e parlamentit rus, Duma, miratoi sot ligjin që ua mundëson ua autoriteteve të bashkisë së Moskës që të shkatërrojnë mijëra ndërtesa banimi, që i përkasin epokës sovjetike.
”Legjislacioni i diskutueshëm, i cili ka nxitur protesta të shumta, u miratua nga 399 deputetë, me vetëm dy kundërshtarë dhe një abstenim”, njoftoi media shtetërore.
Autoritetet e qytetit të Moskës kanë pohuar se blloqet e apartamenteve të ndërtuara gjatë qeverisjes sovjetike të viteve 1950 -1960, janë të rrezikshme për banorët.
Sipas autoriteteve ky ligj do të prekë rreth 1,6 milionë banorë.
Shumë banorë kanë kundërshtuar për të lëvizur nga shtëpitë e tyre .
”Të paktën 10 persona u arrestuan sot gjatë një proteste jashtë ndërtesës së Parlamentit rus”, raportoi media lokale.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez