Moska pretendon se ka shkatërruar depon në Lviv me armë të dërguara nga Perëndimi

20:01 | 18 Prill 2022
KRG

Zyrtarët rusë kanë njoftuar se ushtria e Kremlinit ka sulmuar me raketa një depo armësh të dërguara nga SHBA dhe Evropa për ukrainasit në Lviv, shkruan la Republica.

Më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky ka dorëzuar formularin për për marrjen e statusit të vendit kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Zelesnky ia ka dorëzuar formularin kreut të delegacionit të BE-së në Ukrainë, Mati Masikas.

Dua t’ju falënderoj për këtë takim të rëndësishëm. Sot është një nga etapat kyçe për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo është ambicia për të cilën populli ynë po lufton,” tha Zelensky, duke shtuar se ky hap për vendin e tij vjen në një kohë tragjike kur shumë ukrainas që përfaqësojnë vlerat evropiane po humbasin jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme