Google ADS

Moska me një listë kërkesash për shtetet e NATO-s për Ukrainën

21:46 | 17 Dhjetor 2021
S D

Rusia ka kërkuar kufizime të ashpra nga aleanca ushtarake e NATO-s, për aktivitetet e tyre në vendet fqinje me kufijtë e Moskës zyrtare.

Tensionet janë rritur mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, të cilët kanë frikë se ky shtet po planifikon të pushtojë Ukrainën.

Rusia e ka mohuar këtë, por thotë se NATO-ja duhet të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës dhe të shteteve tjera në NATO për të qetësuar situatën.

Moska dëshiron bisedime urgjente me SHBA-në, por propozimet e saj po shihen si jofillestare në Washington.

Duke iu përgjigjur thirrjes së Moskës për negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve “Nuk do të ketë bisedime për sigurinë evropiane pa aleatët dhe partnerët tanë evropianë”.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se Rusia i kishte dhënë SHBA-së dhe NATO-s dy projekt-traktate.

Në propozimet Rusia i parashtron një sërë kërkesash radikale, ky vend kërkon nga shtetet që iu bashkuan NATO-s pas rënies së Bashkimit Sovjetik, që të mos vendosin trupa ushtarak në zonat ku mund të duken si kërcënim për Rusinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme