Google ADS

Moska kërcënon Moldavinë: Cenimi i sigurisë së trupave ruse përbën sulm ndaj Rusisë

14:29 | 24 Shkurt 2023
A. B.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka paralajmëruar se çdo veprim që kërcënon trupat e saj në rajonin separatist të Moldavisë, Transnistria, do të shihej si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vetë Rusisë dhe do të shkaktonte një “përgjigje adekuate”.

“Çdo veprim që kërcënon sigurinë e tyre do të konsiderohet sipas ligjit ndërkombëtar si një sulm ndaj Federatës Ruse”.

Paralajmërimi i sotëm erdhi një ditë pasi ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se Ukraina po planifikonte të pushtonte rajonin separatist moldav të Transnistrias, pasi organizoi një operacion me flamur të rremë, shkruan The Guardian.

Rajoni i Transnistrisë u shkëput nga Moldavia e atëhershme sovjetike në vitin 1990 dhe kontrollohet nga separatistët rusë.

Ministria ruse pretendoi të enjten se Ukraina – e cila kufizohet me Moldavinë – përbënte “një kërcënim të drejtpërdrejtë” për trupat ruse në rajonin rusofolës.

Qeveria e Moldavisë hodhi poshtë akuzat, duke bërë thirrje për qetësi dhe që publiku të merrte informacionin nga burime zyrtare dhe të besueshme të Republikës së Moldavisë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass citoi zëvendësministrin e Jashtëm rus Mikhail Galuzin të thoshte se perëndimi kishte udhëzuar qeverinë e Moldavisë në Kishinau që të ndalonte çdo ndërveprim me autoritetet e Transnistrisë të mbështetur nga Moska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme