Moska goditi të martën me raketë muzeun historik të qytetit Kupiansk.
Si pasojë një prej punonjësve të objektit u vra dhe 10 të tjerë u plagosën. Ky zhvillim shihet si pjesë e një serie sulmesh të pamëshirshme ndërsa Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë këtë pranverë.
Kievi tha se ushtria ruse përdori raketa S-300 për të sulmuar qytetin, që ndodhet në rajonin e Kharkivit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy postoi një video në median sociale ku shfaqej ndërtesa e rrënuar në qendër të qytetit.
“Vendi terrorist po bën gjithçka për të shkatërruar plotësisht historinë kulturën dhe popullin tonë”, tha zoti Zelenskyy duke shtuar se vrasja e ukrainasve nga Moska, po kryhet me metoda tejet barbare.
Guvernatori rajonal i Kharkiv Oleh Syniehubov tha se tre persona ishin shtruar në spital, shtatë kishin marrë lëndime të lehta ndërsa po punohej për nxjerrjen nga rrënojat të dy personave të tjerë.
Trupat ruse e pushtuan Kupianskun në fazën e parë të agresionit të tyre në Ukrainë, por Kievi arriti ta rimarrë sërish qytetin pas një kundërofensivë të befasishme në shtator, gjatë së cilës forcat ruse u dëbuan nga shumë zona të rajonit të Kharkivit.
Ushtria ukrainase po përgatitet tashmë për një kundërofensivë të re masive, duke u mbështetur në furnizimet më të fundit me tanke luftarake perëndimore e armatime të tjera./voa
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...