Papa Françesku vazhdon të vuajë nga problemet me të ecurën. Në përfundim të takimit me pelegrinët nga Sllovakia, në sallën Paolo VI, Papa pranoi se do i përshëndeste, por kishte një problem.
Ai tha se këmba e tij nuk funksionon dhe mjeku i ka thënë të mos ecë. Për këtë arsye ai iu kërkoi pelegrinëve të sakrifikonin duke ngjitur shkallët për ta përshëndetur. Papa Françesku tha se duhet t’i bindet mjekut, të qëndrojë ulur dhe pse e ndjente si një poshtërim
Takimi ishte dhe një rast për të folur për luftën në Ukrainë. AI i tha pelegrinëve sllovakë, se mikpritja e vendit të tyre doli në pah dhe një herë më shumë në këtë kontekst tragjik të luftës.
Ai tha se shumë familje dhe kisha sllovake, por dhe institucione kanë pritur nënat me fëmijë të familjeve ukrainase të ndara për shkak të luftës Papa kërkoi që lutjet dhe përpjekjet për paqen të vazhdojnë, por dhe bujaria, bamirësia dhe mikpritja.
“Ai që mirëpret një njeri në nevojë, nuk kryen vetëm një akt mëshire, por dhe besimi sepse njeh Jezusin tek vëllai dhe motra. Zoti ju ruajtë gjithnjë të pasur me kripën e mikëpritjes”, përfundoi ai
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...