Udhëheqësi suprem i talebanëve, Mawlawi Haibatullah Akhundzada, ka paralajmëruar edhe një herë të huajt që të mos ndërhyjnë në Afganistan gjatë një fjalimi të rrallë në një tubim të klerikëve islamikë në Kabul të premten, sipas mediave shtetërore.
Ai tha se Afganistani “nuk mund të zhvillohet pa qenë i pavarur”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Bakhtar, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
“Falë Zotit, ne jemi tani një vend i pavarur. (Të huajt) nuk duhet të na japin urdhrat e tyre, ai është sistemi ynë dhe ne kemi vendimet tona,” shtoi Akhundzada.
Në fjalimin, Akhundzada vlerësoi pushtimin e Afganistanit nga Talibanët gushtin e kaluar, pothuajse dy dekada pasi ata u dëbuan nga Kabuli, ndërsa shtoi se “suksesi i xhihadit nuk është vetëm një burim krenarie për afganët, por për të gjithë myslimanët në botë”.
Shpejtësia e marrjes së kontrollit, vetëm disa javë pas fillimit të tërheqjes së trupave amerikane, befasoi botën dhe çoi në shpërbërjen e qeverisë së Ashraf Ghani, i cili gjatë pushtimit të talebanëve ishte jashtë vendit.
Një klerik i lartë fetar nga brezi themelues i talebanëve, Akhundzada, u emërua si udhëheqësi i talebanëve në vitin 2016 pasi udhëheqësi i mëparshëm i grupit Mullah Akhtar Mohammad Mansour u vra në një sulm ajror të SHBA-së në Pakistan.
Akhundzada përjashtoi përfshirjen e administratave të kaluara në formimin e ndonjë qeverie të ardhshme, megjithëse tha se i “fali” ato.
“Unë i kam falur shtypësit e regjimit të mëparshëm. Unë nuk i mbaj ata përgjegjës për veprimet e tyre të kaluara, nëse dikush u ka krijuar telashe pa kryer krime të reja, unë do t’i ndëshkoj. Megjithatë, falje nuk do të thotë t’i futësh në qeveri”, citohet të ketë thënë ai.
Që kur Talebanët morrën pushtetin, në Afganistan jeta për qytetarët e vendit ka ndryshuar plotësisht. Grave më nuk u lejohet të punojnë në shumicën e sektorëve, ndërsa duhet të kenë një kujdestar mashkull nëse duan të udhëtojnë jashtë vendit.
Për më tepër, vajzave u është ndaluar që të vazhdojnë shkollën e mesme./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...