Një inxhinier dhe koordinator humanitar u ka kërkuar ekipeve të shpëtimit në Turqi dhe Siri që të mos heqin dorë nga shpresa pasi të mbijetuarit mund të gjenden edhe pas disa javësh.
Presidenti i organizatës jofitimprurëse Miyamoto Global Disaster Relief, Kit Miyamoto, lavdëroi komunitetin në Turqi për punën kolosale pas tërmetit që goditi vendin.
Qeveria turke është përgatitur për një fatkeqësi po aq shkatërruese sa kjo për dy dekadat e fundit, por sfidat i kanë bërë të vështira përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, tha Miyamoto.
“Janë 10 milionë njerëz që janë prekur,” shtoi ai. “Asnjë qeveri e vetme nuk mund ta bëjë këtë e vetme. Duhet të ketë mbështetje ndërkombëtare.”
Vende dhe organizata nga e gjithë bota i janë përgjigjur krizës me donacione parash dhe pajisjesh, ndërsa punëtorët e shpëtimit mbërrijnë në Turqi dhe Siri për të ndihmuar me operacionet e rimëkëmbjes.
NATO tha se anëtarët e saj po dërgojnë më shumë se 1,400 personel të reagimit emergjent, ndërsa një ekip shpëtimi amerikan pritet të zbarkojë sot në qytetin turk të Adanas. /abcnews.al
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...