Google ADS

Mos e sprovoni vendosmërinë e Donald Trumpit

15:09 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence rekomandoi sot Phenianin të mos vërë në provë vendosmërinë e Donald Trump, për çështjen bërthamore, as fuqinë e ushtrisë amerikane.

Pence e dha këtë paralajmërim gjatë një konference shtypi në Seul pas një vizite mjaft simbolike në zonën e çmilitarizuar (DMZ), ku ai konfirmoi se të gjitha opsionet ishin në tryezë për të zgjidhur problemin koreano-verior.

Në shkelje të rezolutave ndërkombëtare, Pheniani testoi sërish një ditë më parë një raketë, ndërsa ekspertë të shumtë i druhen një testi të gjashtë bërthamor i pashmangshëm në Korenë e Veriut, në një kontekst tensionesh të forta në gadishull.

“Dy javët e fundit, mbarë bota ka qenë dëshmitare e autoritetit dhe vendosmërisë së presidentit të ri gjatë operacioneve të ndërmarra në Siri dhe në Afganistan”, deklaroi Mike Pence duke iu referuar sulmit amerikan kundër një baze ajrore të regjimit sirian dhe lëshimit të mega-bombës kundër xhihadistëve në Afganistan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme