Google ADS

Morgu i spitalit në Rumani nuk ka vend për kufoma

16:46 | 9 Nëntor 2021
A. B.

Morgu i spitalit kryesor në Rumani nuk ka më vend për të vdekurit.

Trupat e viktimave nga Covid-19, të mbështjellë në qese të zeza, shihen në korridorin e një spitali në kryeqytetin Bukuresht, shkruan Associated Press, transmeton arbresh.info

Qindra njerëz kanë vdekur çdo ditë në dy muajt e fundit në Rumani, vend që është prej më të goditurve në valën e fundit të pandemisë, që ka përfshirë pjesë të Evropës Qendrore e Lindore, ku shumë më pak njerëz janë vaksinuar në krahasim me Evropën Perëndimore.

“Një fshat zhduket përditë në Rumani. Po çfarë për një javë apo një muaj? Një fshat më i madh? Ose një qytet? Ku ndalemi ne”, thotë Dr.Catalin Cirstoiu.


Ekspertët e kanë fajësuar shkallën e ulët të vaksinimit për rritjen e numrit të viktimave. Rreth 40 për qind e popullsisë në Rumani është vaksinuar shumë më pak se mesatarja prej 75 për qind e Bashkimit Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme