Dy punonjës që morën pjesë në tubimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Tulsa të Oklahomas, rezultuan pozitivë me coronavirus, thanë të hënën organizatorët e fushatës.
“Pas një raundi tjetër të testimit, dy anëtarë shtesë të ekipit rezultuan pozitivë me coronavirus. Anëtarët morën pjesë në fushatë, por ishin me maska gjatë gjithë kohës. Njoftojmë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha për CNN, drejtori i komunikimit të fushatës së Trump, Tim Murtaugh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus nga stafi i fushatës në Tulsa u rrit në tetë.
Disa orë para tubimit, organizatorët e fushatës thanë se gjashtë punonjës të stafit kishin rezultuar me coronavirus.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...