Donald Trump ka thënë në një tubim në Michigan se ai “mori një plumb për demokraci” kur iu bë një tentativë për t’i vrarë javën e kaluar.
I ndjekur nga mijëra njerëz, ky ishte tubimi i parë i Trump me kandidatin e ri JD Vance dhe i pari pasi i mbijetoi atentatit.
Ai tha në një arenë të mbushur plot në Grand Rapids se demokratët e kanë akuzuar atë si “një kërcënim për demokracinë”, ndërsa shtoi se ishte gati të “marrë përsëri Shtëpinë e Bardhë”.
Një hetim është duke u zhvilluar për të shtënat fundjavën e kaluar, të cilat e lanë Trumpin me një vesh të plagosur edhe pse fasha e bardhë e spikatur që ai mbante gjatë gjithë Konventës Kombëtare Republikane ishte zëvendësuar të shtunën nga një suva diskrete me ngjyrë mishi./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...