Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Mon Jea-in i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të luaj “rol konstruktiv” në zgjidhjen e tensioneve me Korenë e Veriut, pas kërcënimeve nga Phenjani se do të përdorë armë bërthamore.
Zyra e Moon ka thënë se lideri jugkorean, i ka thënë Putinit, në një bisedë telefonike se gjetja e zgjidhjes për kërcënimin që vjen nga Koreja e Veriut, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit në mes të Seulit dhe Moskës.
“Ne shpresojmë që Rusia do të luaj rol konstruktiv, në mënyrë që të ndalohet Koreja e Veriut me provokimet e saja bërthamore dhe të shkojë drejt rrugës së denuklearizimit”, i ka thënë Moon Putinit, sipas zyrës së presidentit jugkorean.
Në deklaratë po ashtu thuhet se Moon ka thënë se Rusia është e gatshme të luaj pjesën e saj “produktive” për të ulur tensionet.
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putini ka theksuar “rëndësinë e gjetjes së rrugëve politike dhe diplomatike për të zgjidhur krizat”./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...