Moody’s: Dëmet nga zjarri në Hawai deri në gjashtë miliardë dollarë

19:04 | 23 Gusht 2023
E.G

Kompania amerikane Moody’s, e cila merret me analizën e rrezikut të fatkeqësive natyrore, njoftoi sot se dëmi financiar i vlerësuar nga zjarret e fundit në Hawaii është nga katër deri në gjashtë miliardë dollarë.

Departamenti i menaxhimit të riskut të kësaj kompanie në raportin e tij thekson se pritet që pjesa më e madhe e dëmit të mbulohet nga sigurimet, në masën rreth 75 për qind e më shumë, transmeton Reuters.

Presidenti amerikan Joseph Biden ishte në Hawaii të martën me gruan e tij Jill dhe njoftoi rindërtimin afatgjatë të ishullit Maui, ku 114 njerëz vdiqën nga zjarri dhe qindra rezultojnë të zhdukur.

Biden tha se ai do të jetë me njerëzit e Maui “për aq kohë sa duhet” dhe derisa ata të rindërtojnë atë që zjarri shkatërroi.

Në zjarret që goditën qytetin e Lahaina më 8 gusht, u shkatërruan 2200 shtëpi dhe biznese./euronews.al

Të ngjashme