Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka denoncuar atë që e ka quajtur “mentalitet kryqëzatash”, pasi sot vëzhguesit evropianë e kanë kritikuar referendumin që i jep atij kompetenca të reja, të cilin ai i ka fituar me një diferencë të ngushtë votash.
Mbështetësit mbushën rrugët duke u rënë borive dhe duke valëvitur flamujt, ndërsa kundërshtarët dolën duke goditur tenxheret herët në mëngjes. Partia kryesore e opozitës hodhi poshtë rezultatin dhe bëri thirrje për anulim të referendumit.
Autoritetet zgjedhore thanë se shumica e votuesve kishte mbështetur rezultatet.
Erdogan, pas rezultateve të referendumit ka thënë se është jetike për Turqinë vendosja e pushtetit në duart e presidentit, për të dalë nga situata e paqëndrueshme në të cilën ndodhet Turqia për momentin.
Por monitoruesit evropianë, një mision i vëzhguesve nga Këshilli 47-anëtarësh i Evropës, kanë thënë që referendumi nuk ka qenë i drejtë.
“Në përgjithësi, referendumi nuk është organizuar sipas standardeve të Këshillit të Evropës”, ka thënë Cezar Preda Florin, kreu i këtij delegacioni.
Vëzhguesit po ashtu kanë pohuar se nuk kishin asnjë informacion të ndonjë mashtrimi, por sipas tyre një vendim i minutës së fundit nga autoritetet zgjedhore për të lejuar numërimin e votave të pavulosura, është ën kundërshtim me ligjin zgjedhor./Arbresh.info/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...