Një stuhi e madhe pluhuri goditi të gjithë Mongolinë ditëve të kaluara para se të humbte intensitetin e saj sot, duke lënë të paktën 9 persona të vdekur dhe 12 të tjerë të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i marrëdhënieve të jashtme në Departamentin e Koordinimit dhe Bashkëpunimit të Politikave të Mongolisë, kolonel Ariunaa Chadraabal, në një bisedë telefonike për AA nga kryeqyteti Ulaanbaatar tha se stuhia e pluhurit filloi të shtunën.
“Së paku 586 persona u zhdukën, nga të cilët 565 janë gjetur. Stuhia e pluhurit filloi nga perëndimi drejt pjesës lindore të vendit”, tha Ariunaa.
Sipas zyrtarit, së paku 58 shtëpi tradicionale dhe 121 gardhe u dëmtuan nga stuhia.
Me një popullsi prej mbi 3,25 milionë banorë, Mongolia kufizohet me Kinën dhe Rusinë. Ka hapësira të mëdha, të ashpra dhe kulturë nomade.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale