Ambasadori francez në Beograd, Frédéric Mondoloni, i cilësoi skandaloze shkrimet në disa medie serbe sipas të cilave zjarri në Notre Dame ishte “dënim nga Zoti” për shkak të valëvitjes së flamurit të Kosovës brenda katedrales gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në nëntor të vitit të kaluar.
Dy gazeta në internet, “Informer” dhe “Alo”, të cilat janë të afërta me qeverinë serbe, shkruan se Francën e “arriti dënimi i Zotit. Para gjashtë muajsh valuan flamurin e shtetit të rrejshëm të Kosovës në Notre Dame. Tani po e shkatërron furia e zjarrit”.
Të dyja më pas i tërhoqën shkrimet e tyre që lanë pas vetes shumë reagime.
Ambasadori Mondoloni i cilësoi shkrimet skandaloze. “Komentet negative më kanë prekur thellë dhe kam vetëm neveri për njerëzit që thonë gjëra të tilla”, u tha gazetarëve në Beograd ambasadori francez, duke nënvizuar se ata që e bëjnë këtë duke pretenduar të mbrojnë vendin e tyre, në të vërtetë bëjnë dëm të madh”.
Zyrtarët serbë dhe një pjesë e medies nuk e kanë tejkaluar ende zemërimin me Francën për shkak të trajtimit të Kosovës në manifestimet me rastin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botëror, që u mbajtën në Paris më 11 nëntor të vitit të kaluar. Atëbotë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ulur pranë udhëheqësve më të rëndësishëm botëror, madje afër edhe presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ishte ulur në anën e kundërt./VoA/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...