Google ADS

Momenti kur zëvendëspresidenti i Trumpit e konfirmon fitoren e Bidenit

11:31 | 7 Janar 2021
Arbresh.info

Njoftimi është bërë nga senatorja e Minesotës, Amy Klobuchar, një nga katër “treguesit” të caktuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati për të numëruar votat e kolegjit elektoral.

Ajo tha “Raporti që ne kemi bërë është që Joe Biden dhe Kamala Harris do të jenë presidenti dhe nënpresidentja sipas votave që na janë dhënë neve”, transmeton portali arbresh.info

Nënpresidenti Mike Pence, i cili si president i Senatit mbikëqyri procesin e certifikimit, konfirmoi Kongresin se, nga 538 votat e kolegjit elektoral të hedhura, Joe Biden dhe Kamal Harris morën 306 vota dhe Donald Trump dhe Mike Pence morën 232 vota – duke pasqyruar rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit.

“Njoftimi i gjendjes së votës nga Presidenti i Senatit do të konsiderohet si deklaratë e mjaftueshme e personave të zgjedhur President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara, secili për mandatin që fillon në ditën e 20 janarit, 2021 dhe do të futet së bashku me listën e votave në revistat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Pence./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme