Momenti kur trupat e Kosovës arrijnë në Turqi, priten me duartrokitje nga vullnetarët turq

09:56 | 7 Shkurt 2023
A. B.

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Turqi, në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.

Për të mbështetur operacionin e kërkim-shpëtimit, në aeroportin e Stambollit të hënën mbrëma kanë arritur edhe ekipet e Spanjës.

Ndryshe, një termet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën. Kombet e Bashkuara thanë se ky tërmet ishte më i fuqishmi i qarkut në më shumë se 80 vjet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme