Google ADS

Momenti kur tërmeti në Indonezi shemb një shtëpi dykatëshe

13:21 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Ky është momenti kur një shtëpi dykatëshe shembet në Lombok të Indonezisë, vend ky që brenda 12 ditëve është goditur nga tre tërmete të fuqishme.

 

Dridhjet e mëdha prej 5.9 magnitudë bënë që objektet e ndryshme të dobësohen, dhe nga dridhjet e dy tërmeteve tjera prej 7.0 dhe 6.4 magnitudë t’i shembin ato.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq një kalimtar rasti që kishte vërejtur se shtëpia dykatëshe po dridhej, dhe pas disa sekondave shembet plotësisht duke krijuar re të mëdha pluhuri.

Si pasojë e tri tërmeteve të fuqishme mbi 320 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar rëndë, ndërsa autoritetet e këtij vendi kanë njoftuar se ekipet emergjente ende janë duke i kërkuar personat e zhdukur që besohet të jenë diku nën rrënojat e objekteve të shembura.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme