Google ADS

Momenti kur politikani merr thua dhe rrëzohet

11:29 | 23 Prill 2022
Artan Maliqi

Përballja parazgjedhore në RTV Sllovenia shënoi rrëzimin e kryetarit të Partisë Kombëtare dhe largimin e parakohshëm të kryetarit të partive të qendrës së majtë.

Ky “cirk”, siç e cilësuan konfliktin kryetarët e partive politike, pati një jehonë të fortë te përdoruesit e rrjeteve sociale. Disa kanë shkruar se kanë kohë që nuk kanë parë një “program kaq argëtues”.

Të ftuarit u grindën dhe ofenduan njëri-tjetrin ndërsa moderatorit i doli emisioni jashtë kontrollit.

Në vazhdim të emisionit, kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiq, u largua nga studio në shenjë proteste, por u rrëzua nga skena.

Jelinçiq raportohet se fatmirësisht nuk është lënduar, gjë që sipas tij, “e ka ndihmuar edhe fakti se dikur ka stërvitur arte marciale”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme