Momenti kur kulla e televizionit në Kyiv goditet nga raketa

16:48 | 1 Mars 2022
KRG

Forcat ruse kanë sulmuar kullën e televizionit ukrainas në Kyiv, shkruan Sky News.

Janë publikuar pamjet amatore që shfaqin momentin, kur nga sulmet ajrore ruse e pëson kulla e televizionit, dhe ngritet një re e madhe e tymit të zi.

Madje dëgjohen banorët e shokuar kur dëgjojnë shpërthimin e fuqishëm në Kyiv, që prej gjashtë ditëve është cak i vazhdueshëm i forcave ruse.

Në anën tjetër, ukrainasit janë zotuar se për asnjë moment nuk do të lënë ushtrinë ruse të rimarr kontrollin e shtetit të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme