Pamjet rrënqethëse të publikuara më poshtë shfaqin aksidentin zinxhiror që ka ndodhur në Teksas, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë u lënduan.
Në video shihet se si kamioni me 18 palë rrotë përplaset në vetura, e nga shpejtësia e madhe madje përfundon mbi ato, transmeton portali arbresh.info
Videoja është filmuar të enjten në një rrugë të mbuluar me akull e borë në Fort Worth në periferi të Dallasit, ku kamioni i FedEx përplaset në vetura që tashmë kishin pësuar aksident pak sekonda më parë.
Videoja është kapur nga ana e kundërt e rrugës, ku shihet kamioni gjigant me rimorkio përfundon mbi veturat që ishin “grumbulluar” në një vend.
Mediat lokale raportojnë se 65 persona ishin dërguar me urgjencë në spital për trajtim, kurse gjashtë tjetër kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për William Williams, 54-vjeç, Christopher Vardy, 49, Michael Wells, 47, Aaron Watson, 45, dhe Tiffany Gerred, 34-vjeçe. /arbresh.info/
Gërvalla në Kanadë: Duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi pë...
Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, vihet në pranga dr...
A ndikon vërtet ekspozimi në diell në botoks dhe fillerë?
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, thirrje për ndryshim të lig...
Vuçiq: Në OKB pjesën më të madhe të fjalimit e kam për Kosov...
Takos – recetë për një drekë ose darkë të shpejtë pikante