Një burrë i akuzuar për vrasjen e një fëmije, arriti të kapte armën e ngarkuar të një oficereje, derisa po merrej në pyetje nga policia.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Terrell Rhodes, 27-vjeçar, thuhet se sapo ishte rrëfyer se kishte rrahur për vdekje dyvjeçarin, kur ai ‘rrëmbeu’ pistoletën – dhe filloi të ndeshej me oficerët të cilët u përpoqën ta çarmatosnin atë.
Incidenti u kap në kamera brenda një stacioni policie në Las Vegas dhe pamjet tregojnë momentin kur Rhodes kap armën me të dyja duart, derisa tre oficerë përpiqen t’ia marrin atë.
Policët përleshen me të dhe njëri prej tyre mund të shihet duke grushtuar 27-vjeçarin në kokë, derisa ai mban armën afër gjoksit të tij.
Iu deshën më shumë se një minutë mundjeje, katër oficerëve që të marrin armën nga Rhodes.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner