Google ADS

Momenti i shpërthimeve në Manchester Arena

01:37 | 23 Maj 2017
Trina Galanxhi

Policia në Britaninë e Madhe ka konfirmuar për disa të vdekur gjatë dy shpërthimeve në Manchester Arena përderisa po performonte këngëtarja Ariana Grande.

Ende nuk është dhënë numër i saktë i viktimave, ndërsa raportohet se një numër i madh i njerëzve janë të plagosur, transmeton portali arbresh.info

Politikanët në Britaninë e Madhe kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me rastin, ndërsa pritet konfirmimi i policisë në lidhje me rastin.

Më poshtë mund të shikoni momentin e shpërthimeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme